Molliqaj: I papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 21:52
Molliqaj: I papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit

Molliqaj: I papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit që u ushtrua këtë herë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar marrëdhëniet mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama dhe takimin e fundit të qeverive në Prishtinë. Molliqaj tha se është e papranueshme bullzimi që i bëri Rama Kurtit dhe ministrave të tij.

Molliqaj po ashtu tha se Kurti tani më është kosovocentrik dhe se tek ai e gjejnë strehën kosovocentrikët që të sulmojnë Ramën.

“Besoj që të dy kanë përgjegjësitë e tyre, por Kurtit po i konvenon. Ai ka ndërruar gëzopfin ose ata që e mvesh veten, prej një nacionalisti shqiptar është bërë kosovocentrik. Pasi fitoi u bë. Tash e ke vërejtur, ata që janë kosovocentrik, unë nuk jam por kanë të drejtë njerëzit të jenë, kanë gjetur strehë të Kurti për ta kritikuar Ramën. As Ramën nuk e kritikojnë për atë arsye. Por duan ta sulmojnë Shqipërinë”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Unë kam problem me Ramën, mendoj se është i papranueshëm bullizmi i Edi Ramës ndaj Albin Kurtit që u ushtrua këtë herë. Ai e ushtroi bullizmin edhe ndaj ministrave. Këtë e bën edhe ndaj ministrave të tij”

“Por besoj se problemi qëndron diku tjetër. Qëndron në faktin se ky bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është problem për dikë”, shtoi ai.

Tutje Molliqaj shtoi se Kurti po mundohet ta vë veten në qendër të shqiptarisë, por që në qendër nuk është as Edi Rama e as Albin Kurti.

“Kurti nuk flet fare më për këtë punë. Thoshte tek Ballkani i Hapur, është njëra anë ata që janë Serbia, e në anën tjetër është Kosovë, këta të tjerët janë në mes. Pra donte të thoshte se Kosova është qendra e shqiptarisë. Por nuk qëndron. Nuk është qendra as Albini e as Edi Rama”, tha Molliqaj.

(Kosova Sot Online)