Pejë, qëllon shtatë herë me armë zjarri kushëririn

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 22:46
Pejë, qëllon shtatë herë me armë zjarri kushëririn

Vëllezërit B. G e I. G po qëndronin një natë më parë në tarracë, në fshatin Kryshec të Pejës. Ata u qëlluan papritmas me armë zjarri nga J.G, derisa ai kaloi me veturë andej.

Viktima I.G mori shtatë plumba në gjoks.

Banorët përreth pohuan që dorasi dhe viktimat janë kushërinj mes vete.

Derisa puna po vazhdonte normalisht këtë të mërkurë, pronari i lokalit nuk pranoi të flasë, duke pohuar që nuk ishte prezent kur ngjarja kishte ndodhur.

E cilat janë informatat e para që u morën në vendngjarje, tregon Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Që hetimet për zbardhjen e rastit tashmë kanë filluar e pohon Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në këtë komunë.

Meqë trajtimin e parë të dy viktimat e morën në Spitalit Rajonal të Pejës, stafi shëndetësor tregoi që I.G është dërguar për trajtim në QKUK, kurse vëllai i tij është liruar për në shtëpi.

E doktori Shaqir Uka nga kujdesi intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, tregoi gjendjen e të plagosurit.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)