Njoftohet se të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Obiliq

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 08:40
Njoftohet se të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Obiliq

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se banorët e Obiliqit të premten do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është duke ndodhur për shkak të punimeve teknike të planifikuara në gypin kryesor furnizues.

Furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërprehet nga ora 09:30-15:00.

“Prishtinë, 29 qershor – Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)