Rrëzohet nga çatia, dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 10:14
Rrëzohet nga çatia, dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit

Një person i gjinisë mashkullore është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit, pasi ka rënë nga çatia teksa po punonte.

Rasti është hapur në polici si “lëndim i rëndë aksidental”.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË AKSIDENTAL /Prizren 29.06.2022-17:00. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti  dyshohet  se derisa ka qenë duke punuar në një  çati është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

(Kosova Sot Online)