Ishte shtyrë udhëtimi për haxh pasi avioni kishte defekt teknik, BIK del me njoftim të ri

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 10:53
Ishte shtyrë udhëtimi për haxh pasi avioni kishte defekt teknik, BIK del me njoftim të ri

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se grupi i dytë i besimtarëve myslimanë ka arritur në Mekë.

“Ju njoftojmë se grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur në aeroportin e Xhedes”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ky grup kishte për të udhëtuar të mërkurën për në Arabinë Saudite ku gjendet Qabja.

Por aeroplani që ishte përcaktuar t’i çonte në destinacion – ka pësuar një defekt teknik.

Rrjedhimisht udhëtimi është shtyrë për sot – dhe ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)