Kreu i Preshevës, Lajçakut: Turp për ju

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 11:45
Kreu i Preshevës, Lajçakut: Turp për ju

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka qujtur të turpshme vizitën e Emisarit të BE-së, te minoriteti serb në veri përderisa s’e viziton Luginën e Preshevës.

Arifi i ka replikuar Lajcakut në Twitter duke thënë se standardi i dyfishtë ka emër.

“Është turp të ju shoh duke vizituar minoritetin serb në Kosovë përderisa zgjedhni që të mos e vizitoni Luginën e Preshevës, ku minoriteti shqiptar përballet me format më të rënda të diskriminimit. Standardet e dyfishta kanë një emër, BE.” Ka shkruar Arifi.

Dje, Emisari i BE-së, Lajcak, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ka vizituar veriun e Kosovës ku është takuar me kryetarët e komunave veriore dhe zyrtarët e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)