Ukraina thotë se dëboi ushtarët rus nga një pjesë e vendit, Rusia: U tërhoqëm taktikisht
Forcat ukrainase thonë se e kanë rimarrë kontrollin e ishullit Snake, një tokë strategjike në Detin e Zi në brigjet jugore pranë qytetit të Odesës.
Rimarrja e ishullit e raportuar nga Ukraina dobëson çdo plan të mundshëm që Rusia mund të ketë për një sulm të ardhshëm tokësor në atë pjesë të vijës bregdetare.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se kishte përfunduar detyrat e saj të caktuara dhe po tërhiqej taktikisht për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, shkruan The Guardian.
“Për të organizuar korridoret humanitare të grurit si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta të arritura me pjesëmarrjen e OKB-së, Federata Ruse vendosi të largohet nga pozicionet e saj në ishullin Zmiinyi”, tha ministria e Mbrojtjes ruse.
Ukraina tha se kishte detyruar trupat ruse të iknin me shpejtësi brenda natës me dy varka. Deklarata, nga komanda jugore e Ukrainës, tha se shpërthimet mund të dëgjoheshin ende dhe ishulli ishte i mbuluar nga tymi, duke treguar se betejat po vazhdonin.
Ishulli Snake u bë i famshëm kur Rusia e pushtoi për herë të parë në shkurt.
Bllokada e porteve të Ukrainës në Detin e Zi nga Rusia ka bërë që çmimet e grurit të rriten, duke kërcënuar për uri në disa vende.
(Kosova Sot Online)