Rama i ndreq punët me bullgarët, paralajmëron një lajm të mirë

  • G.G /
  • 30 June 2022 - 12:30
Rama i ndreq punët me bullgarët, paralajmëron një lajm të mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lajmëruar nga Samiti i NATO’s, që po mbahet në Madrid të Spanjës për të tretën ditë, prej ku ka paralajmëruar një lajm të mirë.

Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

“Mbase sot lajmi i mirë…?”, ka qenë përshkrimi që Rama u ka vendosur pamjeve nga samiti.

Fotoja e Ramës me presidentin bullgar vjen disa ditë pasi Rama tha fjalë të rënda për Bullgarinë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Rama tha se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim.

Ai tha po ashtu se vendet tjera të BE-së nuk po bëjnë asgjë tjetër përveçse po vështrojnë.

“Unë ua kam thënë dhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por edhe nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)