Gorani: Qeveritë që kursejnë në kohë krizash duhet me i qitë n’gjyq

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 21:16
Gorani: Qeveritë që kursejnë në kohë krizash duhet me i qitë n’gjyq

Dukagjin Gorani derisa fliste për Qeverinë Kurti tha se qeveritë që kursejnë në kohë krizash duhet të dalin në gjyq.

Gorani  tha se ruajtja e parasë nga ana e qeverisë është shumë e dëmshme për një ekonomi aq të dobët që ka Kosova.

“Një qeveri e cila e përjeton si sukses faktin që kanë tubu kanë vjel para prej taksave doganës, dhe përjetimi i asaj si një sukses I madh në parim është botëkuptim konzervator. Mirëpo, për aq sa tejshpenzimi është vepër penale, është krim aq më shumë është nënshpenzimi. Sidomos në kohë krize, eknomnite të cilat nënshpenzojnë pra mbesin në suficit, janë qeveri të cilat duhet me I qit në gjyq.  Kursimtaria dhe ruajtja e parasë nga ana e qeverisë është tepër e dëmshme për një ekonomi qëkaq të dobët që e kemi ne”, tha Gorani.

Tutje ai tha se Kosovë ka të ngjarë që në kuptimin e parasë publike, ka më shumë para që i rrin aty, ndërkohë që ka nevoja të jashtëzakonshme që ato para të futen në qarkullim.

“Nuk ka shumë investime të jashtme, nuk ka shumë qarkullime të parasë, dhe ku punëdhënësi gati më I madh në vend është qeveria është pushtet dhe nënshpenzimi. Nuk e di qysh nuk po e diskutojnë këtë ekonomistat zhvillimorë që ka të ngjarë që në kuptimin e parasë publike Kosova ka më shumë para që I rrin qaty, ndërkohë që ka nevoja të jashtëzakonshme që ato para të futen në qarkullim”, tha Gorani.

(Kosova Sot Online)