Gashi: Kur e shoh këtë qeveri kështu, frikësohem shumë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 21:19
Gashi: Kur e shoh këtë qeveri kështu, frikësohem shumë

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se përbërja e qeverisë Kurti 2 e frikëson dhe nuk është i kënaqur me punën e tyre, po ka shtuar se qeveritë e kaluara kanë qenë edhe më të dobëta.

Teksa komentohej puna e qeverisë Kurti 2, Gashi tha se njëra ndër arsyet që Kurti ka marrë 50% të votave në zgjedhjet e fundit, është pakënaqësia me qeverisjet e kaluara.

“Kur e shoh këtë qeveri kështu, frikësohem shumë”, tha ai.

“Kjo qeveri nuk e bën punën e saj si duhet dhe jam i zhgënjyer. Por kur shoh të kaluarit cfare kanë bërë, këta po më duken engjuj”,

“Nuk është programi që ka fituar zgjedhjet. Shumica e qytetarëve as nuk e kanë parë kur kanë votuar. Por janë qeverisjet e kaluara”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)