Familja kanadeze zbulon një skelet në shtëpi/ Kishte qenë prej vitesh pas pasqyrës

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 10:11
Familja kanadeze zbulon një skelet në shtëpi/ Kishte qenë prej vitesh pas pasqyrës

Kur bëhet fjalë për rinovimin e një shtëpie të vjetër, banorët e rinj nuk e dinë kurrë se çfarë mund të zbulojnë – dhe një familje u ‘frikësua’ dhe qeshi falë asaj që një banor i mëparshëm iu kishte lënë atyre në shtëpi.

Përdoruesja e TikTok-ut, Kaleigh (@kzwpg) ka jetuar në shtëpinë e saj në Winnipeg, Kanada, për gjashtë vjetët e fundit dhe vendosi të ridekoronte vendin dhe filmoi momentin kur pasqyra dhe paneli i banjës së saj u hoqën nga babai i saj.

Pikërisht atëherë ata zbuluan në mënyrë qesharake një skelet që ‘vështronte’ përmes një boshllëku në mur.

“Kam jetuar këtu për 6 vjet dhe ky skelet më ka parë mbrapa pasqyrës së banjës gjatë gjithë kohës”, shkroi Kaleigh.

Duke iu afruar më afër këtij skeleti të veshur me xhinse e këmishë, nëna e Kaleigh vuri re një shënim në xhepin e këmishës së skeletit.

“Ka një shënim”, tha nëna e saj. “Kjo është qesharake”.

Babai i saj më pas vazhdoi nxori shënimin nga xhepi për të parë se çfarë thuhej, dhe në të shkruhej: “Boo! Ha ha, a ju tremba? Jason Lane, 2013”.

E gjithë kjo ishte pjesë e një shakaje gazmore të krijuar nga banori i mëparshëm, Jason Lane.

@kzwpg I’ve lived here for 6 years and this skeleton has been watching me from behind the bathroom mirror this whole time ?? My mom’s cackle might be the best part #winnipeg #stboniface #homerenos ♬ original sound - Kaleigh

(Kosova Sot Online)