A duhet të dorëhiqet ministri Hekuran Murati?

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 16:04
A duhet të dorëhiqet ministri Hekuran Murati?

Të gjithë reflektorët janë kthyer kah ministri Hekuran Murati, për shkak të disa postimeve të tij të para gjashtë viteve. Kërkohet largimi i tij nga pozita që e bart tash. A mendoni se ai duhet të japë dorëheqje?

Në vitin 2016, Hekuran Murati, atëherë pa qenë në ndonjë pozitë shtetërore, kishte publikuar disa postime në Facebook për veteranët, për të cilët kishte nisur debat, pas njohjes së statusit të veteranit për 60 mijë veta.

Në një nga postimet, Murati bënte përllogaritjen se sa i kushtonin veteranët shtetit, duke ironizuar me veteranët që supozohet se kanë marrë statusin rrejshëm. Ato postime iu shpërndanë këtë javë, pas gjashtë vitesh, duke e gjetur atë në krye të Financave të Shtetit.

Ka nisur një fushatë që kërkon dorëheqjen e ministrit, ose shkarkimin e tij nga Kryeministri Albin Kurti. Murati akoma s’ka thënë asnjë fjalë për postimet e tij, por për të është pyetur sot kryeministri Kurti. Ai thotë se nuk i komenton “komentuesit” dhe se nuk merret me shkrime të shkruara para shumë vjetëve.

(Kosova Sot Online)