Kurti: Bordi i MCC-së aprovoi 236,7 milionë për Kosovën

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 16:14
Kurti: Bordi i MCC-së aprovoi 236,7 milionë për Kosovën

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236, 7 milionë dollarësh.

Kurti ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që ka ndodhur në Kosovë deri sot.

“Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për trancizionin tonë të energjisë. Falënderime të veçanta për dy ekipet tona për punë e shkëlqyer. Miqtë, partnerët, Aleatët”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Ka reaguar edhe ministrja Artane Rizvanolli, e cila e ka konsideruar si lajm të mrekullueshëm.

“|Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik. Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)