Ishulli ku ende s’është regjistruar asnjë rast me Covid-19

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:28
Ishulli ku ende s’është regjistruar asnjë rast me Covid-19

Bota vijon të jetë e pushtuar prej më shumë se 2 vitesh nga koronavirusi vrastar, i cili u ka marrë jetën me mijëra personave. Ai u përhap me shpejtësi që në muajt e parë kur u zbuluan rastet në Kinën e largët, por ka ende një ishull, pjesë e Britanisë së Madhe, ku Covid-19 nuk ka arritur ende të “shtrijë tentakulat”.

Gjatë kësaj periudhe, shumë qytetarë të botës kanë vuajtur pasojat edhe nëse nuk janë prekur ende nga koronavirusi që nuk ndalet së linduri variante të reja.

Me miliarda individë qëndruan të izoluar për muaj me radhë në fillim të vitit 2021, më pas jeta e tyre ndryshoi tërësish me rregulla që kurrë nuk do të ishin imagjinuar më parë.

Rregulla, të cilat janë të pabesueshme edhe sot për banorët e ishujve Tristan da Cunha, pjesë e Britanisë së Madhe. Të ngritur në mes të Oqeanit Atlantik si pasojë e vullkaneve në atë zonë, ishujt, ku jetojnë të paktën 250 persona, janë pjesë e hapësirave të pakta në botë të pabanuara, ku ende nuk është regjistruar asnjë rast.

(Kosova Sot Online)