Çelaj: Kurti të shkarkojë Muratin dhe të distancohet nga deklarimet e tij

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 19:30
Çelaj: Kurti të shkarkojë Muratin dhe të distancohet nga deklarimet e tij

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se kërkimfalja e ministrit Hekuran Murati për deklarimet ndaj tyre vite më parë nuk ka ndonjë rol.

Çelaj vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklarimet e vazhdueshme të Muratit ndaj veteranëve.

“Kërkimfalja është e vonë dhe në këso raste nuk ka ndonjë rol pasi kanë qenë komente të vazhdueshme dhe nuk ka qenë vetëm një deklaratë në afekt – por është bindje pasi shihet që në vazhdimësi ka pasur deklarata dhe sjellja e tanishme me veteranët dhe pensionin e tyre tregon se është bindje e tij”.

“Ajo që është më shqetësuese për mua konsideroj se përderisa nuk ka shkarkim të tij nga Qeveria dhe reagim nga subjekti i tij mendoj se kalon përtej bindjeve të një individi sepse është përfaqësues i një subjekti politik dhe mendoj se Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklaratat e tij dhe të bëhet shembull për të gjithë ata që mendojnë njësoj,” tha Çelaj.

(Kosova Sot Online)