Dërguti: Për herë të parë armën e kam marrë në luftë, qe 23 vite jemi ofenduar vazhdimisht

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 19:44
Dërguti: Për herë të parë armën e kam marrë në luftë, qe 23 vite jemi ofenduar vazhdimisht

Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka thënë se për herë të parë ka mbajtur armë në dorë, kur i është bashkuar luftës së UÇK-së.

“Për herë të parë armën në jetën time e kam marrë kur kam shkuar në UÇK, para asaj nuk kam pasur e as nuk kam pa armë, pra janë njerëz të rëndomtë, vullnetmirë, të cilët janë çuar për ta çliruar këtë vend, kaq është kjo punë”, tha Dërguti.

Megjithatë, Dërguti tha se statuset e ministrit nuk janë ofenduese për të, por tha se ka një problem tjetër.

“Nuk është për mua ofendues, sepse na u ka trashë lëkura, qe 23 vite jemi ofenduar vazhdimisht, nuk është ky problem, mendoj se problemi kryesor është e ardhmja e këtij vendi, në duar të kujt mbetet, dhe a do të kenë vullnet gjeneratat e reja të shkojnë në një luftë, nëse i nevojitet vendit”, u shpreh ish-deputetja 

(Kosova Sot Online)