U raportua se parashutistë serbë u lëshuan në Podujevë, deklarohet KFOR-i

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:10
U raportua se parashutistë serbë u lëshuan në Podujevë, deklarohet KFOR-i

Disa parashutistë nga Serbia, thuhet të jenë lëshuar dy ditë më parë në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë.

Në lidhje me këtë është deklaruar KFOR-i, në një përgjigje, të cilët janë shprehur se sipas informacioneve të tyre, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit.

Tutje, KFOR-i thotë se stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe.

“Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30 qershor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“Stërvitja është paralajmëruar nga autoritetet serbe në përputhje me procedurat ekzistuese”.

“KFOR-i mban një prani në të gjithë Kosovën dhe vazhdon të kryejë patrullime ditore, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës, në respekt të plotë të mandatit të tij të OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)