Jashari i familjeve të dëshmorëve: Nëse Kurtit i ka ngelur një pikë morali, ta shkarkojë Muratin

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:31
Jashari i familjeve të dëshmorëve: Nëse Kurtit i ka ngelur një pikë morali, ta shkarkojë Muratin

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka folur për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili vite më parë i pati quajtur ushtarët e UÇK-së mercenarë.

Jashari ka thënë se nëse kryeministrit i ka ngel një pikë moral, duhet ta largojë Muratin nga Qeveria e tij.

Nuk mjaftojnë asnjëra as tjetra sepse një kryeministër që ka marrë votën e qytetarëve dhe pretendon dhe ka filluar të qeverisë me vendin nuk do të duhej të lëshohej në këto nivele dhe të arsyetojë një të tillë nga një njëri që, ai njëri në periudhën e luftës ose ka qenë në pampersa ose ka dalë prej pampersave”, ka deklaruar Jashari 

Jashari thotë se është e ultë dhe fyese që ministra të tillë të shprehen në këtë lloj mënyre dhe sipas tij nuk duhet të jenë në Qeveri

(Kosova Sot Online)