Gjirokastër: Arrestohet kosovari që po transportonte emigrantë

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 12:09
Gjirokastër: Arrestohet kosovari që po transportonte emigrantë

Një kosovar është arrestuar sot në Gjirokastër në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit,  pranë fshatit Kodër.

Sipas policisë 35-vjeçari me inicialet S.B. u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë paligjshëm në automjetin e tij.

Emigrantët vinin nga vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme dhe si objektiv kanë transitin në Shqipëri dhe Kosovë deri në kufijtë e Bashkimit Europian, duke filluar nga Kroacia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

(Kosova Sot Online)