Komandanti i KFOR-it takon peshkopin ortodoks Teodosije, bisedojnë për tolerancë të ndërsjellë në Kosovë

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 14:27
Komandanti i KFOR-it takon peshkopin ortodoks Teodosije, bisedojnë për tolerancë të ndërsjellë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, u takua me kreun e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në Graçanicë.

NATO-ja, përmes një postimi në twitterm tha se ata biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë, sidomos për tolerancë e mirëkuptim të ndërsjellë.

“Komandanti i KFOR-it, Ferenc KAJÁRI u takua me kreun e Kishës Ortodokse e Rashkës dhe Prizrenit Teodosije në Graçanicë. Ata diskutuan situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrën për të kontribuar në siguri përmes respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

(Kosova Sot Online)