Parashikimi i errët, çmimi i naftës mund të shkojë në “stratosferë”

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 15:14
Parashikimi i errët, çmimi i naftës mund të shkojë në “stratosferë”

Nëse sanksionet amerikane dhe evropiane shkaktojnë një reduktim hakmarrës nga Rusia në furnizimet e naftës, çmimet globale të kësaj energjie mund të arrijnë nivelin “stratosferik” prej 380 dollarë për fuçi, paralajmërojnë analistët e bankës amerikane të investimeve JP Morgan Chase.

Duke pasur parasysh pozicionin e saj të fortë fiskal, Rusia mund të përballojë, vlerësojnë ata, të reduktojë prodhimin ditor me 5 milionë fuçi pa pësuar dëme të mëdha vendi i saj, shkruajnë analistët, duke cituar Bloomberg.

Megjithatë, për pjesën më të madhe të botës, lëvizja mund të jetë e frikshme. Zhdukja e 3 milionë fuçive naftë në ditë nga tregu botëror mund ta çojë çmimin në bursën e Londrës në 290 dollarë për fuçi, ndërsa skenari më i keq i uljes me 5 milionë fuçi do të çonte në një çmim prej 380 dollarësh.

Gjegjësisht, vendet anëtare të G7-ës janë duke punuar në zhvillimin e një mekanizmi të komplikuar që do të kufizonte çmimin që mund të arrijë nafta ruse dhe arsyeja për këtë është rritja e presionit mbi makinën ruse të luftës në Ukrainë.

“Ka të ngjarë që, në rast të një kufiri çmimi, rusët do të vendosin të hakmerren duke ulur prodhimin në mënyrë që t’i japin një goditje të dhimbshme Perëndimit”. Tensioni aktual në tregun global të naftës është në anën ruse”, komentuan analistët e JP Morgan Chase në një dërgesë dërguar klientëve të tyre.

(Kosova Sot Online)