Gruaja që u martua 11 herë e shkatërruar: Më la edhe burri i 12-të

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 16:54
Gruaja që u martua 11 herë e shkatërruar: Më la edhe burri i 12-të

Fatit nuk i dihet asnjëherë, teksa shumë vajza e provojnë martesën shumë herë deri në momentin sa të gjejnë bashkëshortin ideal që ëndërrojnë prej vitesh.

Mirëpo një grua 52-vjeçare me emrin Monette Dias ka mbetur e shkatërruar dhe e dërmuar nga ndarja e saj e fundit me burrin e 12.

Dias është e martuar 12 herë dhe burri i fundit pra i 12 në listë e ka braktisur duke u ndarë prej saj dhe duke lënë në gjendje të rënduar gruan e cila nuk është lodhur së martuari.

Monette nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është një stiliste e të brendshmeve, u shfaq në “TLC Addicted to Marriage”, ku shpresonte se do të gjente bashkëshortin e saj ideal pasi kishte kaluar 11 burra të tjerë, por jo, pasi edhe martesa e 12 përfundoi me një fund jo të mirë.

“Është vërtet e dhimbshme për mua që të kem një tjetër dështim, veçanërisht në këtë marrëdhënie që u përpoqa kaq shumë”, ka thënë gruaja e cila tashmë ka ngel beqare dhe po kërkon një burrë të 13.

Ndërkohë e motra e gruas me zemrën e thyer thotë se ka frikë që Monette mund të mos gjejë burrin që ëndërron, teksa ndihet e shqetësuar për fatin e motrës së saj.

(Kosova Sot Online)