Kërmilli gjigant që e futi Floridën në karantinë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 10:45
Kërmilli gjigant që e futi Floridën në karantinë

Një kërmill gjigant, që ka përmasat e një miu, ka detyruar një qytet të tërë në Florida që të futet në karantinë.

Ky kërmill, që e ka origjinën në kontinentin afrikan, bart një parazit që i shkakton meningjit njerëzve.

Karantina do të zgjasë dy vite, por ndryshe nga karantina e koronavirusit, banorët e Port Richey ndalohen vetëm të lëvizin bimë, pleh dhe materiale ndërtimi jashtë qytetit të tyre.

Një kërmill i tillë, që ka organe riprodhimi mashkullore dhe femërore njëkohësisht, riprodhohet shumë shpejt, pasi bën rreth 1200 vezë në vit.

(Kosova Sot Online)