Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 12:20
Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Ditëve të para të javës vazhdon mot i nxehtë. Nga e mërkura temperaturat në rënie, e të premten më freskët.  Të martën e mërkurën priten edhe reshje shiu me bubullima, Parashikon “Prishtina Weather”.

3.07.2022 – Vapa afrikane parashihet të përfundoj nga mesi i javës vijuese.  Orëve të pasdites ditën e martë edhe parashihen sërish rrebeshe e bubullima, ndërsa ditën e mërkurë do të ketë reshje lokale shiu, më të përhapura në vend.  Dita e enjte sjell më shumë intervale me diell, e të premten do mbajë mot më i freskët, me mundësi për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta, sidomos në ditë të kthjellëta me më shumë diell.

Indeksi i rrezeve ultraviolete ditëve të para të javës mbetet në vlera shumë të larta, ndaj edhe rekomandohet që t’i ikim ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

Datat:

4.07 – Nxehtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe e bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

5.07 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën nxehtë, me zhvillime të vransirave, e më vonë edhe rrebeshe me bubullima.

6.07 – Kryesisht me vransira dhe jo aq nxehtë.  Priten edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

8.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët.  Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rënie graduale, minimalet zbresin nga 18C deri në 15C e 14C, ndërsa maksialet, deri të marten rriten në 34C, e të mërkurën zbresin në 28C, të premten edhe deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)