Autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vrarë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 12:49
Autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vrarë

Një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë në Pakistanin Perëndimor, të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit tragjik.

Sipas raportimeve të medieve, autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga  Rawalpindi.

Aksidente të tilla janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

Një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor, në fillim të qershorit, ku një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë.

(Kosova Sot Online)