E dashura refuzoi ta takonte, burri tenton “të parkojë” kamionin në dhomë, përplaset me shtëpinë

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 13:52
E dashura refuzoi ta takonte, burri tenton “të parkojë” kamionin në dhomë, përplaset me shtëpinë

Një shofer kamioni ka pranuar se ka përplasur qëllimisht HGV-në e tij  në shtëpinë e të dashurës, ndërsa dy fëmijët ishin brenda.

Derek Wellington hyri mbrapsht dy herë në shtëpinë në East Kilbride, South Lanarkshire, duke bërë që banorët e 7 shtëpive të evakuoheshin dhe dy banesa të shkatërroheshin.

Fatura për dëmin arriti në 475,000 £.

Wellington u deklarua fajtor për një sërë akuzash, duke përfshirë sjelljen e qëllimshme dhe të pamatur që rrezikoi jetën e disa personave.

34-vjeçari ishte liruar me kusht në atë kohë pas një incidenti të mëparshëm ku ai sulmoi të dashurën Sara Cassidy në një hotel në Edinburg, shkruan BBC.

Atij iu tha të qëndronte larg 33-vjeçares pasi e goditi me kokë, e tërhoqi zvarrë dhe e përplasi pas një muri.

Por, pavarësisht urdhrit të gjykatës, çifti rifilloi kontaktin dhe ai e telefonoi vazhdimisht në ditën e incidentit me kamion.

Gjykata e Lartë në Glasgow dëgjoi se Wellington ishte zemëruar pasi zonja Cassidy nuk kishte pranuar ta takonte.

Ai i kishte bërtitur asaj në telefon: “Unë do të parkoj kamionin tim në dhomën tuaj të ndenjes”.

Më vonë ajo doli në rrugë pranë shtëpisë së saj në Lancaster Crescent, kur pa partnerin e saj duke tentuar të hynte në shtëpi me kamion.

Prokurorja Lisa Gillespie QC i tha gjykatës: “Ajo i tha atij që mos hynte në shtëpi sepse kishte fëmijë atje.”

“Pavarësisht kësaj ai deklaroi se do hynte me çdo mënyrë.”

(Kosova Sot Online)