Digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 14:03
Digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku

Një shtëpi është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e sotëm afër gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.

Si pasojë e thithjes së tymit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore një zjarrfikësit, por që i njëjti ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe se aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Tutje nga terreni raporton se zjarri dyshohet se nisi nga një garazhë në të cilën ndodheshin vajra mekanike.

(Kosova Sot Online)