12-vjeçari nga Dragashi: Zylfi Krasniqi haxhiu më i ri nga Kosova

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 15:28
12-vjeçari nga Dragashi: Zylfi Krasniqi haxhiu më i ri nga Kosova

Zylfi Krasniqi, 12-vjeçari nga Dragashi është haxhiu më i ri kosovar, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës.

Përmes njoftimit, BIK-u ka bërë të ditur se ai i është bashkëngjitur karvanit të 700 besimtarëve myslimanë të Kosovës që kanë marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite.

“Mbi 700 kosovarë kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Këtij karvani të besimtarëve i është bashkëngjitur edhe Zylfi Krasniqi 12 vjeçari nga Dragashi, i cili është haxhiu më i ri nga Kosova që ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite. Zylfiu bashkë me familjen e tij iu bashkun shumë besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota në pelegrinazhin e haxhit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, besimtarët atje do të qëndrojnë rreth 20 ditë në vendet e shenjta për t’i kryer obligimet e haxhit.

(Kosova Sot Online)