Burri përfundon në det, donte t’i shpëtonte arrestimit: Më lini të vdes

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 16:33
Burri përfundon në det, donte t’i shpëtonte arrestimit: Më lini të vdes

Një burrë ka përfunduar në det, pasi ka tentuar me mish e me dhëmbë t’i shpëtojë arrestimit.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selanik të Greqisë.

Policia helene ishte thirrur nga qytetarët, pasi burri ofendonte dhe bënte gjestikulacione fyese ndaj njerëzve që bënin ushtrime fizike buzë detit.

Menjëherë me të mbërritur në vendngjarje, policët i kanë kaluar burrit prangat, për ta çuar më pas në komisariat.

Por në tentativën e tyre për ta futur në makinë, burri ka arritur të shpëtojë duke vrapuar drejt detit.

Policia i është afruar dhe i ka kërkuar të dorëzohet, por ai ka ra në ujërat e Thermaikos në Selanik.

Efektivët e policisë u hodhën në det dhe kapën për së dyti burrin.

Sipas medieve greke i arrestuari i kishte kërkuar policëve ta linin në det të vdiste. “Më lini të vdes, nuk dua të dal”, citohet të ketë thënë burri.

(Kosova Sot Online)