Diskoteka në Çagllavicë sulmohet me kallash, policia e rrethon me shirita

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 08:20
Diskoteka në Çagllavicë sulmohet me kallash, policia e rrethon me shirita

Diskoteka “Venom” që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, mbrëmë është rrethuar me shitira të policisë pasi dyshohet se është sulmuar me kallash.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk dihet nëse është vënë në pranga ndonjë i dyshuar. Gjithashtu nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

As motivet e sulmit nuk dihen akoma.

Media është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast.

(Kosova Sot Online)