Kurti sot pret në takim një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 08:44
Kurti sot pret në takim një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të hënën do ta pres në takim një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda.

Delegacioni do të  kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Përpos me Kurtin, ky delegacion do të takohet dhe me Besnik Bislimin.

Takimet janë në kuadër të zgjerimit të raporteve ndërmjet shteteve.

(Kosova Sot Online)