Përplasja e Lushtakëve me dy policët, çfarë dihet deri tani

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 08:57
Përplasja e Lushtakëve me dy policët, çfarë dihet deri tani

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, të shtunn në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta, i përfshirë në këtë rast dyshohet se është edhe ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë të tij. Por i njëjti, pas intervistimit është liruar, ka konfirmuar avokati i tij Artan Qerkini.

Sipas banorëve të Skënderajt, mes të dy palëve që janë përfshirë në këtë rast ka pasur probleme edhe më herët

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia të dielën.

Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.

(Kosova Sot Online)