S'mbeti asgjë pa u shtrenjtuar, edhe berberët paralajmërojnë rritjen e çmimeve

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 09:06
S'mbeti asgjë pa u shtrenjtuar, edhe berberët paralajmërojnë rritjen e çmimeve

Frizerët e Gjilanit kanë marrë vendim që të rrisin çmimin e qethjes nga 3€uro në 4 ose 5€ euro.

Jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë se si çmimet e karburanteve, ushqimeve, transportit dhe lëndëve të para po rriten me ritme të shpejta por edhe berberët në Gjilan do të rrisin çmimet.

Prej datës 4 korrik, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve në qytetin e Gjilanit.

Nga e hëna qytetarët e komunës së Gjilanit do të japin 1 ose 2€uro më shumë për ta kryer këtë proces.

(Kosova Sot Online)