Makina përplas motorin, dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 09:29
Makina përplas motorin, dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Një automjet tip “Toyota”, me drejtuese një 35 vjeçare, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)