Osmani për 4 korrikun e SHBA-së: Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 10:56
Osmani për 4 korrikun e SHBA-së: Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta

“Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta”.

Në këtë mënyrë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar SHBA-në në datën e përvjetorit të pavarësisë.

“Sot populli i Kosovës i bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Më tutje ajo ka thënë se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë vlera të përbashkëta.

“Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Së bashku, ne do të vazhdojmë të shkojmë nga forca në forcë”, ka shkruar Osmani. 

(Kosova Sot Online)