Konjufca: Edhe pse me SHBA-në jemi larg gjeografikisht, ndajmë një botëkuptim dhe interesa të përbashkëta

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 11:14
Konjufca: Edhe pse me SHBA-në jemi larg gjeografikisht, ndajmë një botëkuptim dhe interesa të përbashkëta

“Edhe pse gjeografikisht të largët, ne ndajmë një botëkuptim dhe interesa të përbashkëta për të avancuar idealet e paqes dhe prosperitetit”.

Kështu Glauk Konjfuca, kryeparlamentar i Kosovës e ka uruar SHBA-në në datën e pavarësisë, 4 korrik.

Ka thënë se ShBa-ja është pishtari i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe shtylla kryesore për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën.

“Ishte edhe fanari i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit tonë. Miqësia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë i cili ka udhëhequr lidhjet tona të forta tash e sa vite, në mbrojtje, siguri, përparim ekonomik dhe marrëdhënie tjera strategjike dhe ndërnjerëzore”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Sipas tij, Ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë.

“Populli i Kosovës qëndron i përkushtuar, siç ka qëndruar gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Do të punojmë së bashku për të adresuar sfidat e ndryshme si në rajon ashtu edhe në rrafshin global”, ka thënë Konjufca. 

(Kosova Sot Online)