“Shëndet të mirë e moral të lartë”, kryetari i Skenderajt i viziton Thaçin dhe të tjerët

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 13:25
“Shëndet të mirë e moral të lartë”, kryetari i Skenderajt i viziton Thaçin dhe të tjerët

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka njoftuar e ka vizituar në Hagë ish presidentinn e Kosovës Hashim Tahçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që po mbahen në Hagë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shëndeti i tyre është i mirë dhe kanë një moral të lartë.

Postimi i plotë:

Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare.

https://www.facebook.com/fadilnuraks/posts/3228786794043051

(Kosova Sot Online)