Zëdhënësja e MPJ-së ,publikon video erotike duke ngrënë dredhëza/VIDEO

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 13:57
Zëdhënësja e MPJ-së ,publikon video erotike duke ngrënë dredhëza/VIDEO

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, diplomatja 46-vjeçare Marija Zaharova, ka publikuar një video në internet në të cilën ajo ha luleshtrydhe në mënyrë erotike dhe tërë këtë proces e ka xhiruar.

Videoja është ngarkuar nga kanali Nightingale Litter në Telegram.

Zëdhënësja e Sergej Lavrov në videon tre minutëshe, e cila përmban të njëjtat lëvizje, e ka futur këngën popullore ruse “Kalinka Malinka”.

Edhe gazetari Kevin Rothrock e ka shpërndarë videon në Twitter.

Në komente lindi pyetja nëse Zaharova është vërtet në këtë video dhe a është e vërtetë që e ka postuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social. Gazetarët konfirmuan se ishte me të vërtetë ajo. Ajo ka publikuar videon me titullin ‘Të korrat tua’.

Sapo video u shfaq në rrjetet sociale, pati komente të rënda në adresë të zyrtares së lartë ruse.

– Turp! Kjo është fytyra e Ministrisë së Jashtme.

– Çfarë vendi, një përfaqësues i tillë.

– Për pak sa nuk u vjella mbi smartfonin tim… Grua e tmerrshme dhe vulgare.

Marija Zaharova njihet për gjuhën e ashpër ndaj Kosovës dhe për ledhatimet publike që ia bën Serbisë. Gati në çdo deklaratë të saj, Kosova përmendet të paktën një herë, derisa ajo shfaq haptas urrejtjen ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)