Sindikata viziton policët e plagosur në përplasjen me Lushtakët

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 16:19
Sindikata viziton policët e plagosur në përplasjen me Lushtakët

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka vizituar dy zyrtarët policorë të lënduar gjatë incidentit të së shtunës në Skenderaj, ku si të dyshuar janë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy familjarë të tij.

Në një komunikatë për media, sindikata ka thënë se gjendja e policëve të plagosur ishte stabile.

“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.”

“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)