Tupurainen: Fillimi i negociatave krucial edhe për BE-në

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 20:28
Tupurainen: Fillimi i negociatave krucial edhe për BE-në

Finlanda dhe Irlanda përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave. Sipas ministrave për çështje evropiane të vendeve përkatëse, Tupurainen dhe Birns, propozimi francez është një mundësi e mirë për vendin, pasi mundëson tejkalimin e kontestit me Bullgarinë duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kam kënaqësinë të dëgjoj se ka zhvillime positive, të cilat i komentuam bashkë. Ne përkrahim çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Fillimi i negociatev nuk është krucial vetëm për shtet e prekura por gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për kredibilitetin e Unionin Evropian dhe politikës së zgjerimin, kuptohet kjo është çështje paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor kështuqë është çështje europiane.” – tha Titi Tupurainen, ministër për Çështje Europiane e Finlandës.

(Kosova Sot Online)