Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në SHBA, policia dyshon se të shtënat erdhën nga një kulm

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 20:32
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në SHBA, policia dyshon se të shtënat erdhën nga një kulm

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në “Highland Park” të Illinois në SHBA.

Një zyrtar policor, Christopher Covelli ka thënë detaje për sulmin që ndodhi gjatë një parade, ku po festohej përvjetori i pavarësisë.

Ai ka thënë se policia ka gjetur një armë në një kulm të një ndërtese përreth.

Covelli ka deklaruar se nuk mund të jap detaje më shumë, por sipas tij, duket se të shtënat kanë ardhr nga kulmi, por nuk ka treguar konkretisht se nga cili kulm.