Qalaj: Absurde, policëve u është limituar numri i gjobave

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 21:37
Qalaj: Absurde, policëve u është limituar numri i gjobave

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se së fundmi policëve të trafikut rrugor, u është vendosur limit për gjobat që kanë të drejtë t’i lëshojnë.

Qalaj ka kritikuar ashpër këtë vendim të Policisë së Kosovës, duke thënë se nuk jep rezultate në trafik.

“Këto ditë, është lëshuar një urdhër që policët të kenë të limituar numrin e gjobave të trafikut. Kjo është abusrde, nuk ka rezultate në trafik”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka thënë se duhet të përmirësuar sigurinë në të tjera aspekte, teksa ka zbuluar se Finlanda kishte ofruar radar-blica falas pak vjetë më parë, që nga Kosova ishte refuzuar.

“A kemi blica najkund në Kosovë? Blici nuk e njeh as ministrin as politikanin. Kosova ka marrë ofertë falas për blicat që montohen para 3-4 vjetëve dhe s’ i kemi marrë, nuk e di për çfarë arsye. Ministria e Infrastrukturës nuk i ka marrë”, tha Qalaj 

Qalaj tha se shumica e policëve të Policisë së Kosovës, janë profesionalë në kryerjen e detyrës së tyre, por nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjëri prej tyre të dalë jashtë rregullores së Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)