Erdhën nga Norvegjia për pushime në Kosovë, vajza dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 08:52
Erdhën nga Norvegjia për pushime në Kosovë, vajza dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

Një vajzë është dërguar pa shenja jetë nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.

Sipas prindërve të viktimës, vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje dhe të njëjtit kishin ardhur për vizitë në Kosovë, nga Norvegjia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

(Kosova Sot Online)