Rama: Sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 11:32
Rama: Sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po qëndron në Holandë. Atje ai zhvilloi një bashkëbisedim me biznesmenë holandezë që punojnë në Shqipëri, tha se një zbulim i rëndësishëm në nëntokën shqiptare do të ndikojë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

Rama solli në vëmendje faktin që kompania e madhe holandeze SHELL është duke punuar aktualisht në vendin tonë. Ai theksoi se SHELL ka zbuluar një sasi të madhe nafte dhe gazi që siç tha do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës.

“Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik, dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)