Emisari britanik: Udhëtimi euroatlantik është rruga e duhur për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 12:22
Emisari britanik: Udhëtimi euroatlantik është rruga e duhur për Ballkanin Perëndimor

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, gjatë panelit në Greqi, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e mbështet këtë proces dhe se “udhëtimi euroatlantik është rruga e duhur për këtë rajon”.

Peach u shpreh i kënaqur që e pa kryeministrin Kurti në panelin “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e mbështet atë dhe ne mbështesim integritetin e rajonit, vazhdojmë të mbështesim Bashkimin Evropian, dialogun e lehtësuar, vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd dhe jam i kënaqur që shoh kryeministrin Kurti këtu, për të vazhduar të mbështesim miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari në udhëtimin e tyre. Udhëtimi euroatlantik është rruga e duhur për këtë rajon dhe në tërësi Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë”, tha emisari britanik.

Ai tha se rruga euroatlanike është e duhura për Ballkanin Perëndimor dhe se në këtë mënyrë nuk i japin mundësi Rusisë për ta destabilizuar rajonin.

“Ne duhet të vazhdojmë udhëtimin euroatlantik duke punuar me miqtë tanë të Shteteve të Bashkuara dhe të vazhdojmë të mbështesim NATO-n si organ i sigurisë në Evropë, NATO, presidenti i forcave ndërkombëtare nga Bashkimi Evropian dhe NATO në Bosnje dhe Hercegovinë është i rëndësishëm. Qëndroni si shumica e zyrtarëve të përfaqësuesit të lartë, kjo mund të duket larg ngjarjeve globale, por ato në fakt janë të lidhura dhe ne shumica nuk i japim Rusisë mundësinë për të destabilizuar këtë rajon”, tha Peach.

(Kosova Sot Online)