Buzhala: Shqipëria e ka naftën pa kualitet që s’ta blenë kush

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 15:16
Buzhala: Shqipëria e ka naftën pa kualitet që s’ta blenë kush

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka thënë se Shqipëria ka naftë, por atë nuk e blen askush.

Sipas atij nafta në Shqipëri ka kualitetit të dobët dhe nuk e marrin as shqiptarët.

Deklarata e tij vjen, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se ka shenja të qarta se në Shqipëri ka sasi të mëdha të naftës dhe gazit.

“Po, Shqipnia ka nafte, madje bukur shume. Veçse ajo eshte nafte e kualitetit shume te dobet, te cilen nuk e blen kush, madje as vet shqiptaret. Keshtuqe mos u entuziazmoni kot se skeni mu be sheika”, ka shkruar Buzhala në Facebook, të martën.

(Kosova Sot Online)