Ramabaja ia kthen Hamitit pas mesnate, i thotë “palaqo-profesor”

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 08:09
Ramabaja ia kthen Hamitit pas mesnate, i thotë “palaqo-profesor”

Analisti Sadri Ramabaja, e ka vazhduar pas emisionit debatin lidhur me gafat e politikanëve.

Jashtë emisionit, Ramabaja është përplasur në distancë me anëtarin e LDK-së, Muhamet Hamiti, të cilit i ka reaguar ashpër, duke e quajtur “palaqo-profesor”.

Ramabaja në Pressing e futi LDK-në e viteve ’90 ndër “tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve”.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, ka thënë Ramabaja.

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, i reagoi, duke e quajtur Ramabajën kominist dhe marksist-leninist.

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në Facebook.

Ramabaja ia ktheu fort ashpër.

“Tri gafat më të mëdha politike … që evidentova mbrëmë në PRESSING, keq na e paskërkan hidhëruar palaqo-profesorin e LDK-së, të lagjes së hamitëve. Keqardhje për kohën e humbur për lexuesit e vëmendshëm”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)