Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, bie pak çmimi i naftës dhe benzinës

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 08:56
Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, bie pak çmimi i naftës dhe benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i benzinës sot ka rënë për 2 cent, ndërkaq ai i naftës për 1 cent në krahasim me ditën e djeshme.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,

Produkti Benzinë: 1.74 euro për litër;

Produkti Gaz: 0.78 euro për litër.

(Kosova Sot Online)