Sot protesta e thirrur nga PD, 1200 policë në terren, Rama shmang protestën çfarë pritet të ndodhë sot

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 09:06
Sot protesta e thirrur nga PD, 1200 policë në terren, Rama shmang protestën çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike në orën 19:00.

Policia e Shtetit ka nisur me planin e masave që ditën e sotme. Burime pranë uniformave blu thanë se pritet të angazhohen përafërsisht 1200 efektivë të komisariateve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, por edhe agjentë civilë të cilët do të jenë në terren për të konstatuar paligjshmëri.

Burime nga kryeministria për gazetën Express në Shqipëri bëjnë me dije se kryeministri Rama ditën e sotme do të jetë në Vlorë në ceremoninë e hapjes së Bypassit të Vlorës. Nuk dihet nëse kjo ka qenë më agjendën e Ramës, apo nëse kryeministri po largohet nga Tirana për shkak të protestës.

Kërpudhën e rindërtuar pas shkatërrimit të së parës nga protestuesit e dikurshëm të opozitës, Rama e zhvendosi nga lulishtja në hyrje të kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)