Krim në familjen shqiptare: Djali rrah për vdekje babain

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 09:46
Krim në familjen shqiptare: Djali rrah për vdekje babain

Një krim në familje ka tronditur fshatin Remas të Lushnjes ku djali ka vrarë babanë.

Burime konfidenciale kanë pohuar për ABC se autori, Andrea Stasa në momentin që ka kryer vrasjen e të atit, Mitër Stasa 85-vjeç ka qenë në gjendje të dehur.

Dyshohet se djali e ka mbytur babanë me duar. Sipas burimeve autori sapo është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariatin e Divjakës. Andra Stasa njihet si person me precedent të mëparshëm penal. Ka bërë 13 vite burg.

Nuk ka detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.

Njoftimi i policisë

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)